Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë ta vizitojë Liqenin e Ujmanit.
Bahtiri këtë e ka bërë të ditur me anë të një videoje të shpërndarë në ‘Facebook’, të realizuar brenda një veture luksoze, e cila besohet të jetë ‘Maybach’-u i famshëm i tij.
Ai ka thënë se Liqeni i Ujmanit është mrekulli e dhuruar nga Perëndia.
“Në këtë ditë vjeshte, dola të vizitoj Liqenin e Ujmanit, të cilin na e ka dhuruar Zoti këtë mrekulli dhe këtë pasuri (s’dëgjohet). Natyra mbresëlënëse e këtij liqeni të jep qetësinë e vetë dhe freski për çdokënd që vjen dhe e viziton. Lumet ne që e kemi këtë liqe dhe këtë pasuri, të cilin ne do ta mbrojmë me çdo kusht sepse është pasuri e jona dhe pasuri e cila nuk humbet asnjëherë. Prandaj, ju kisha lut të gjithëve ta dalin ta vizitojnë dhe ta marrin këtë kënaqësi qysh pe marr unë sot”, deklaroi Bahtiri.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë