Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, i është përgjigjur zëdhënësit të BE-së, Peter Stano.
Stano tha se është në interesin e Kosovës që t’i dëgjojë miqtë dhe aleatët që të mos hapet ura në këtë kohë, përndryshe rrezikon të mbetet vetëm dhe prapa/
Deputeti Muja tha se Stano është i prirë të jap deklarata kundër të gjitha vendimeve të Qeverisë që lidhen me veriun e vendit.
“Sa i përket deklaratave të Stanos, ky ka predispozitë të deklarojë gjithçka dhe të jetë kundër çfarëdo vendimi që merr Qeveria e Kosovës në raport me veriun. Thirrja ime ndaj tij është që të përmbahet”, tha Muja.



Të tjera
10 këshilla për një flirt “të suksesshëm”
Hithra, karrotë dhe mollë, mëngjes plot energji
Kush punon në kompjuter ka nevojë për këtë vitaminë