Zelensky i përgjigjet Putinit: Nëse nuk dëshiron të takohesh me mua, më fto në Moskë

Mund të vijë në Kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar sugjerimin e presidentit rus Vladimir Putin që ai të shkonte në Moskë për të negociuar një zgjidhje diplomatike.

Këto komente ai i bëri në një intervistë për ABC News, transmeton kk.

“Ai mund të vijë në Kiev,” tha Zelensky. “Nuk mund të shkoj në Moskë kur vendi im është nën raketa, nën sulm, çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi.”

Zelensky tha vazhdimisht se Putin nuk kërkon një takim me të ndërsa ai vazhdon të ndjekë luftën në Ukrainë.