Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani tha se mungesa e Hotit mbetet një plagë e hapur për kombin.
”Ukshin Hoti ishte filozofi i rezistencës, njeriu që e pa pavarësinë e Kosovës si domosdoshmëri historike dhe morale. Më 16 maj 1999, patrioti e intelektuali Ukshin Hoti u rrëmbye dhunshëm nga Burgu i Dubravës dhe që nga ajo ditë asnjë gjurmë për të. Një mendje brilante, një shpirt i lirë dhe një vizionar i pashoq i çështjes kombëtare. Ukshin Hoti ishte filozofi i rezistencës, njeriu që e pa pavarësinë e Kosovës si domosdoshmëri historike dhe morale. Ai është kujtesë, mësim dhe sfidë për të sotmen tonë, ndaj zbardhja e fatit të tij është obligim i yni i vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e presidencës.



Të tjera
Arrestími i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe
Ronaldo takohet me Rodrygon, e pyet për lëndimin dhe fazën e rikuperimit
Pas 29 ditësh protestë, qytetarët hedhin hapin e radhës, del plani për qeveri teknike tranzitore