Shpata e famshme Durendal, e njohur gjithashtu si versioni francez i Excalibur, është zhdukur në mënyrë misterioze nga shkëmbi ku qëndronte për 1300 vitet e fundit.
Arma e lashtë ishte tërheqja kryesore e qytetit mesjetar të Rocamadour, dhe sipas legjendës i përkiste Rolandit, një kalorësi i Karlit të Madh.
Legjenda thotë se Durendal iu “dhurua nga një engjëll” Karlit të Madh, pas së cilës ai erdhi në zotërimin e Roland. Para vdekjes së tij heroike, kalorësi u përpoq ta thyente, që të mos binte në duart e armikut, por nuk ia doli.
Rolandi hodhi shpatën në ajër dhe ajo përfundoi në shkëmb. Zhdukja ka ngatërruar popullsinë vendase dhe askush nuk e ka të qartë se si hajduti u ngjit kaq lart. “Do të na mungojë Durendal. Ka qenë pjesë e Rocamadour për shekuj”, tha kryebashkiaku Dominik Lenfant.



Të tjera
Nise ditën me një lugë mjaltë
Në këto vende mund të kaloni pushime të lira, nuk mungon edhe Shqipëria
Vlerat ushqyese të fikut të detit