Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa duke komentuar vendimin e vitit 2017 për tërheqjen e ministrave nga detyrat e tyre, duke sqaruar se largimi i tyre nuk kishte të bënte me interpretimin e nenit 72 të Kushtetutës, por me rrethanat politike të asaj kohe.
Murati kujtoi se Qeveria Mustafa ishte shkarkuar përmes një mocioni mosbesimi më 10 maj 2017, i cili ishte mbështetur edhe nga partneri i atëhershëm i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, koalicioni PAN doli fitues, Vetëvendosje u rendit e dyta dhe LDK e treta, çka bëri që të mos pritej përfshirja e LDK-së në qeverinë e re. Për këtë arsye, sipas Muratit, ministrat e LDK-së liruan zyrat e tyre.
Postimi i plotë:
Të gjendur përballë kësaj situate e të tradhtuar nga partneri i koalicionit, në LDK asokohe ishte diskutuar nëse të gjithë ministrat e LDK-së duhej të tërhiqeshin nga postet qeveritare, menjëherë pas mocionit.
Në një situatë të ngjashme, kur LDK kishte dalë nga Qeveria në vitin 2010 pas dorëheqjes së Presidentit Sejdiu, partia ishte akuzuar se kishte braktisur institucionet.
Duke e marrë parasysh reagimin e publikut në situatën e vitit 2010, LDK kësaj radhe kishte vendosur që ministrat të qëndrojnë nëpër pozita deri në përfundim të zgjedhjeve – që të mos akuzoheshin për braktisje të institucioneve.
Pas zgjedhjeve të mbajtura me 11 qershor 2017, koalicioni PAN kishte dalë i pari, Lëvizja Vetëvendsoje e dyta, ndërsa LDK e treta. Pra as që pritej se LDK do të ishte edhe në qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve, prandaj kishte pasuar edhe lirimi i zyrave.
Të tjera
Silvinjos më në fund i mbushet mendja, e fton sulmuesin Kristian Shpendi në Kombëtare
Real Madridi fiton ndaj Oviedos, shkëlqen Mbappe
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën