Me ftesë të Tamim bin Hamad al Thani, kryetari i Bashkësia Islame e Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, sonte ishte në mesin e mysafirëve të nderit në iftarin e organizuar nga Emiri i Katarit, shkruan KosovaPost.
Iftari u shtrua në pallatin e Emirit në Doha, ku të ftuar ishin dijetarë, gjykatës dhe myftinj nga vende të ndryshme të botës islame.
Në këtë iftar morën pjesë edhe Jassim bin Hamad bin Khalifa Al Thani, përfaqësues personal i Emirit, ministri i Vakëfeve i Katarit, si dhe një numër i madh dijetarësh dhe personalitetesh të shquara islame.
“Kjo pjesëmarrje dëshmon për respektin dhe vlerësimin që gëzon Bashkësia Islame e Kosovës dhe Myftiu Tërnava në arenën ndërkombëtare islame, si dhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet institucioneve fetare të Kosovës dhe Katarit”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.



Të tjera
Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet
U dërgua dje në spital, dalin detaje rreth gjendjes shëndetësore të Sir Alex Ferguson
Evropë: Një nga shtatë njerëz me HIV nuk e dinë që vuajnë nga infeksioni