Myftiu Tërnava ka pritur shefin e ri të UNMIK-ut, Peter N. Due

Myftiu Tërnava ka pritur shefin e ri të UNMIK-ut, Peter N. Due

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefin e ri të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), z. Peter N. Due, përcjell KosovaPost.

“Myftiu Tërnava theksoi se BIK-u ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e bashkëjetesës fetare dhe ka qenë gjithmonë i përkushtuar për të ndërtuar ura mirëkuptimi mes komuniteteve të ndryshme. Ai falënderoi UNMIK-un për bashkëpunimin dhe mbështetjen në promovimin e dialogut ndërfetar”, thuhet në postimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Facebook.

Postimi i plotë:

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefin e ri të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), z. Peter N. Due.

Fillimisht Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me historikun, punët dhe angazhimet e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas e uroi atë për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.
Më pas, gjatë këtij takimi u diskutua për rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në promovimin e tolerancës ndërfetare dhe harmonisë sociale në vend.

Myftiu Tërnava theksoi se BIK-u ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e bashkëjetesës fetare dhe ka qenë gjithmonë i përkushtuar për të ndërtuar ura mirëkuptimi mes komuniteteve të ndryshme. Ai falënderoi UNMIK-un për bashkëpunimin dhe mbështetjen në promovimin e dialogut ndërfetar.

Nga ana e tij, z. Peter N. Due, fillimisht falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, e më pas vlerësoi kontributin e BIK-ut në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes institucioneve fetare dhe organizatave ndërkombëtare për të forcuar kohezionin social dhe respektin e ndërsjellë mes komuniteteve.