Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komunës së Drenasit dhe Islamic Relief Kosova, është bërë shpërndarja e 115 motokultivatorëve për fermerët e Komunës së Drenasit.
Këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve të fermerëve dhe do të rrisin efikasitetin e punës së tyre, transmeton Telegrafi.

“Qëllimi i nënshkrimit të marrëveshjes është të përkrahin fermerët ë komunës së Drenasit dhe në marrëveshje janë precizuar katër programe të bashkëfinancimit. Për 115 fermerë me pajisje të motokultivatorëve, 10 sera, 31 shpërndarëse të plehut artificial dhe 70 spërkatëse”, tha ai.
Përzgjedhja e përfituesve sipas Dobrës, është bërë nga komisioni i përbërë nga zyrtarët komunal, shoqëria civile dhe nga përfaqësuesi i organizatës Islamic Relief.
Ndryshe, kontrata është nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesi i organizatës “Islamic Relief Kosova”, Mohamed Soliman.



Të tjera
Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO
Steven Gerrard pritet ta marrë drejtimin e klubit të Premier League
Shpikjet e mençura të mobiljeve që i duam të gjithë