Kryeministri Kurti bëri të ditur se do të ndahen 6.5 milionë euro për të subvencionuar tekstet dhe materialet shkollore për nxënësit e shkollave.
“Për arsim do të ndajmë 6.5 milionë euro për të kompletuar shumën e nevojshme për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore”, tha Kurti.
Dje ministrja Nagavci, në një konferencë për media, bëri të ditur se edhe këtë vit do të jetë praktika e njëjtë si në vitin e kaluar, pra prindërit do t’i blejnë librat e më pas do të subvencionohen.
Për fëmijët nga klasa e parë në të pestën shuma e subvencionimit do të jetë 80 euro, ndërsa për 6-9 do të jetë 110 euro.



Të tjera
Hithra, karrotë dhe mollë, mëngjes plot energji
Kush punon në kompjuter ka nevojë për këtë vitaminë
Vitamina që duhet konsumuar gjatë dimrit për të humbur peshë