Dogana e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” ka parandaluar një sasi të konsiderueshme mallrash.
Sipas njoftimit të Doganës në bagazh janë gjetur gjithsej 92 copë produkte kozmetike të padeklaruar.
“Pas kontrollit fizik, ne bagazh janë gjetur gjithsej 92 copë produkte kozmetike te padeklaruara, në kundërshtim me dispozitat ligjore që rregullojnë deklarimin e mallrave që udhëtarët i bartin me vete. Kjo sasi tejkalon kufirin e lejuar për përdorim personal dhe për këtë arsye kërkon deklarim të detyrueshëm doganor dhe pagesë të detyrimeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e Doganës./teve1.info/



Të tjera
Dardanët nisen drejt Bratisllavës për një tjetër sfidë historike
Nëse nuk e mposhtim Rumaninë, Kosovën dhe Sllovakinë nuk e meritojmë Botërorin
Po na heshtin me vetëdije