Dogana e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” ka parandaluar një sasi të konsiderueshme mallrash.
Sipas njoftimit të Doganës në bagazh janë gjetur gjithsej 92 copë produkte kozmetike të padeklaruar.
“Pas kontrollit fizik, ne bagazh janë gjetur gjithsej 92 copë produkte kozmetike te padeklaruara, në kundërshtim me dispozitat ligjore që rregullojnë deklarimin e mallrave që udhëtarët i bartin me vete. Kjo sasi tejkalon kufirin e lejuar për përdorim personal dhe për këtë arsye kërkon deklarim të detyrueshëm doganor dhe pagesë të detyrimeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e Doganës./teve1.info/



Të tjera
BE-ja arrin marrëveshje për sanksione kundër izraelitëve që pushtojnë territoret palestineze
Ancelotti e përpilon listën preliminare të Botërorit, me 55 lojtarë në të
Bëje vetë, zbardh dhëmbët në mënyrë natyrale