Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka ndaluar një person lidhur me rastin e kanosjes së gazetarit Ermal Panduri.
Rasti ishte iniciuar më 22 korrik të këtij viti.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë iu njofton se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet Xh.K., i cili ka kanosur gazetarin E.P., gjatë kryerjes së detyrës së tij, përmes rrjetit social”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria ka shtuar se i dyshuari i lartcekur është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.



Të tjera
Kush punon në kompjuter ka nevojë për këtë vitaminë
Vitamina që duhet konsumuar gjatë dimrit për të humbur peshë
Aknet nuk duhet prekur, brenda tyre gjenden gjërat më të ndyra të mundshme