Selektori i Suedisë në futboll, Jon Dahl Tomasson, ishte i mërzitur që UEFA nuk e kishte vendosur rezultatin e ndeshjes më herët mes Rumanisë dhe Kosovës, pra para se Suedia të përballej me Azerbajxhanin. Suedezët do të kishin dashur të dinin rezultatin në mënyrë që të bënin llogaritjet e tyre paraprakisht.
Duhet theksuar se ndeshja u ndërpre pasi që Kosova u provokua rëndë nga tifozët rumunë dhe sot UEFA e vendosi rezultatin zyrtar 3:0 ndaj Rumanisë.
Në fjalën e tij, selektori i Suedisë iu referua renditjes së Ligës së Kombeve që përcakton 4 kombëtaret që shkojnë në play-off për Botërorin 2026, Suedia ishte e 9-ta në këtë renditje, duke qenë kombëtarja me rezultatin më të mirë. nga Liga C.
“Është një luftë mes nesh dhe Rumanisë. Sigurisht që është pak e çuditshme. Ndeshja e Rumanisë kundër Kosovës është pezulluar dhe UEFA ishte dashur që të marrë një vendim për rezultatin.
Është për lojën e ndershme këtu dhe ne duhet ta kishim ditur vendimin para se të luanim. por kjo nuk ndodh. Megjithatë, ne e dimë një gjë, që duhet të fitojmë dhe të shënojmë më shumë gola sesa ka bërë Rumania deri më tani, kështu që ne kemi shansin tonë”, tha të martën në mbrëmje Tomasson, sipas faqes zyrtare të Federatës.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë