Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar ditën e dytë të vizitës së saj shtetërore në Zvicër me qëndrime në kantonet Thurgau dhe St. Gallen — ky i fundit, vendlindja e Presidentes së Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, përcjell KosovaPost.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Presidentja Osmani u shpreh se ishte kënaqësi të përjetonin nga afër historinë e pasur, kulturën e veçantë dhe inovacionin që e bën Zvicrën një shembull frymëzues për mbarë botën.
Vizita shtetërore në Zvicër përfshin takime të rëndësishme me udhëheqës të lartë shtetëror dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar atje, duke forcuar më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mike.



Të tjera
Vitamina C, sekreti për fytyrë perfekte
Balaj thotë së partitë tjera po e kopjojnë programin e Vetëvendosjes
Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme