Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nesër do të bllokohet segmenti rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë në Serbi.
“Duke u bazuar në burimet e hapura-mediat online, më datë, 24 Dhjetor 2025, është paralajmëruar bllokadë e rrugës, nga banorët lokal në segmentin rrugor, në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (SRB), nga ora 11.50 deri në ora 15.50”, ka njoftuar nga qendra.
Qendra ka bërë thirrje për udhëtarët të evitojnë këtë pjesë rrugore, duke shfrytëzuar rrugë alternative.



Të tjera
Liria e Kosovës dhe paqja në rajon erdhën falë aleancës
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Rama takohet me Gashanin
Ndërhyrja hapi rrugën drejt lirisë dhe paqes