Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit nis zyrtarisht nesër, ndërsa subjektet politike kanë paralajmëruar aktivitetet hapëse në disa qytete të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje do ta çelë fushatën me një tubim në Palestrën Sportive në Ferizaj në orën 19 e 30.
Kurse, Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar aktivitet në qendër të qytetit të Ferizajt duke filluar në orën 20:00.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë aktivitetin hapës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar në orën 18:00.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta nisë fushatën zgjedhore me aktivitet në Gjakovë në orën 19 e 45.
Sipas afateve të përcaktuara, fushata zgjedhore do të zgjasë deri më 6 qershor, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.



Të tjera
Lloji më i mirë i çajit për ta parandaluar rritjen e sheqerit në gjak
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkenca thotë se beqarët jetojnë më mirë