Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

Nesër tentimi i 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për herë të 51-të, nesër do të tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani, nuk ka marrëveshje mes VV-së dhe Nismës, e cila po e kërkon postin e kryeparlamentarit.

Sot ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese.

Theksojmë se Osmani në kërkesën e saj ndaj Kushtetueses, mes tjerash ka kërkuar edhe masë të përkohshme për pezullimin e rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh.