Më shumë se 2 mijë burra shqiptarë, ishin liruar, befas, më 22 maj të vitit 1999 nga Burgu i Smrekonicës.
Forcat serbe që kontrollonin këtë hapsane i hipën ata nëpër autobusë, duke mos u treguar se ku po i qojnë.
Të burgosurit kanë thënë se ishin frikësuar se po i dërgojnë për t’i pushkatuar diku.
Sidoqoftë, ata ishin transportuar drejt Shqipërisë, dhe disa kilometra larg kufirit në Morinë, ishin detyruar të zbritnin dhe të nisen për në Kukës.
Gjatë qëndrimit në Smrekonicë, ata ishin mbajtur në kushte të rënda, për muaj të tërë.
Shumë shqiptarë, kryesisht nga zona e Shalës së Bajgorës (Mitrovicë e Vushtrri) ishin maltretuar në këtë burg famëkeq nga forcat serbo-jugosllave. Shumë nga ta kanë treguar se ishin goditur me shkopinj druri dhe kondakë armësh nëpër trup. Në atë kohë ishte raportuar edhe për të vrarë në këtë vend.
Të mbijetuarit kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të dhunës dhe kequshqyerjes.
Në Smrekonicë u mbajtën dhunshëm edhe burra tjerë, që ishin kapur gjatë shkuarjes si refugjatë për në Shqipëri, në muajt mars, prill dhe maj. Në këto kolona ata ishin ndarë nga familjet e tyre.
Të dy kishin menduar për njëri-tjetrin se ishin vrarë.



Të tjera
Hyn në fuqi ligji i ri për shtetësinë
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Mbi 2 milionë euro veç për postën dhe votimin jashtë vendit – tenderët njëburimorë të KQZ-së mbi vlerën e parashikuar