Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shënavlash, ku Esmerald Balla vrau babain e tij, Enver Balla.
Edison Brahaj, shoku i 30-vjeçarit, mohoi akuzat e ngritura ndaj tij se ka ndihmuar autorin të fshehë trupin e të atit pas vrasjes, duke thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Megjithatë, janë disa detaje që e kanë nxjerrë zbuluar. Mësohet se policia ka gjetur gjurmë të gishtërinjve të Brahajt në kufomën e 62-vjeçarit, po ashtu edhe në automjetin që kanë përdorur për ta transportuar drejt vendit ku ndodhej pusi.
Brahaj është tradhtuar dhe nga mesazhet që ka shkëmbyer me Ballën për ngjarjen, të cilat në fakt i kishte fshirë, por hetuesit kibernetike kanë arritur t’i rikthejnë dhe të zbulojnë se dy shokët kishin komunikuar disa herë për ngjarjen.
Të tjera
Në arrati prej 2 muajsh, motrat Berisha strehohen në Dubai, si u larguan nga vendi bashkë me djalin e mitur
“Ju thash’ vllazni, e bash qata m’vranë…”, Bardhi rrëfen vështirësitë ekonomike në këngën e re
Kosova krah Izraelit, mesazh i fuqishëm për Brukselin: Serbia nuk mund të…