Një episod i rrallë u regjistrua këtë të mërkurë në ndeshjen e Kategorisë Superiore mes Vorës dhe Bylisit në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Portieri francez i Bylisit, Jeremy Vachoux, vendosi të largohej nga fusha në minutën e 42, ndërsa rezultati ishte 2-0 për Vorën.
Ngjarja ndodhi pas një rasti të humbur nga skuadra e Vorës, ku 31-vjeçari u nervozua dhe hodhi dorezat për të braktisur fushën.
Arbitri Ermir Celaj e ndëshkoi me karton të verdhë për sjellje jo sportive, ndërsa Vachoux hoqi edhe fanelën. Në vend të tij u aktivizua portieri i dytë, Renato Beqaj, që u gjet i papërgatitur për situatën.



Të tjera
Marta Kos drejt vizitës së parë në Kosovë, Vuçiq e sulmon: Nuk kontaktoj të huajt që i dëshirojnë të keqen Serbisë
Gruaja e rrah burrin në Prishtinë
Ndihmojini të rinjtë t’i bëjnë ballë bulizmit