Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të martën kundër një të dyshuari, i cili akuzohet për nxitje të përçarjes për shkak se kishte përdhosur librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, muaj më parë.
Në një njoftim për media, prokuroria e identifikoi të dyshuarin vetëm me inicialet I.P. dhe tha se ai e kishte grisur Kuranin në fillim të marsit të këtij viti afër teqes “Saraçhane” në qytetin jugor të Kosovës, Prizren.
“Hetimet kanë rezultuar se I.P. e ka grisur dhe e ka shpërndarë në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke shkaktuar mllef të madh te komuniteti islam dhe duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet grupeve me ideologji të ndryshme fetare”, thuhet në njoftim.
Ai akuzohet formalisht për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, sipas nenit 141, paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës.
Prokurorët e kërkuan këtë masë të detyrueshëm psikiatrik “meqenëse aftësia e tij, në kohën e kryerjes së veprës penale, për të gjykuar dhe kontrolluar veprimet e veta, ka qenë e zvogëluar në shkallë esenciale”./REL
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit