Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Sh.A., për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.
Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro.
Prokuroria ka bërë të ditur se rasti i është dërguar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.



Të tjera
Një portokall në ditë mban larg verbërinë
“Mirë se vini në Republikën e Sanxhakut” – pankarta në Novi Pazar dhe pretendimet për Albin Kurtin
Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim votash