Java e parë e korrikut mbi vendin tonë do të shoqërohet me mot kryesisht me diell. Ditën e martë pritet të ketë riga shiu, shkarkime rrufesh dhe breshër.
Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 24-27. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-9 metër për sekondë.
Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-24. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2 metër për sekondë.
Dita e enjte do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-25. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.
Të premten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 24-28. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6 metër për sekondë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të tjera
Policia gjen armë dhe municion të fshehura në fshatin Vallaq të Zveçanit
Parandalohet kontrabandë me cigare në Aeroportin e Prishtinës – Shtetajsa e huaj kapet me 100 steka me banderola shqiptare
Ar*mët në veri u gjetën në pronë të politikanit serb Arsenijevic