Autoritetet komunale të Prizrenit dhe ata të Mamushës kanë njoftuar se në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” ka nisur realizimi i projektit që do të mundësojë furnizimin me ujë për disa fshatra të Përdrinisë dhe për Mamushën.
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se fshatrat Krushë, Piranë, Zojz dhe Medvec do të kenë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm, pas jetësimit të këtij projekti, raporton Telegrafi.
Nënkryetari i kësaj komune, Kujtim Gashi ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për këto vendbanime, duke theksuar se “Komuna e Prizrenit në memorandumin e bashkëpunimit me KRU “Gjakova” ka participuar me 300 mijë euro”.
“Përkushtimi i qeverisjes aktuale lokale për rritjen e kapaciteteve, për shtimin e ujit të pijes në Komunën e Prizrenit, do të jetë i vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Ai ka bërë të ditur se vlera e përgjithshme e projektit është 1.8 milionë euro.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se dikush është xheloz për jetën tënde
PSG refuzon ta shesë Kvaratskhelia, por Arsenali ka plane më të mëdha për sulm
10 gabimet që bëni kur debatoni me partnerin