Ka nisur takimi trelateral mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, me fokus thellimin e bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete.
Kështu është bërë e ditur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, Arben Kingji.
Ai shtoi se qëllimi i këtij takimi është forcimi i angazhimit dhe bashkërendimit ushtarak, në përputhje me marrëveshjen trelaterale të mbrojtjes mes vendeve.
“Ka nisur takimi trilateral së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me fokus thellimin e bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete. Qëllimi i këtij takimi është forcimi i angazhimit dhe bashkërendimit ushtarak, në përputhje me marrëveshjen trilaterale të mbrojtjes mes vendeve tona”, ka shkruar ai./teve1.info/



Të tjera
29 milionë nënshkruajnë peticionin “Mbappe ik!”?
“Shumë njerëz mendojnë se nuk di të luaj futboll”, Dembele i thumbon kritikët
Haxhiu i bën thirrje faktorit ndërkombëtar: Të drejtat e shqiptarëve në Luginë të trajtohen me prioritet