Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Nis tubimi/ Protestuesit nisen nga sheshi për në Kryeministri pas përplasjeve në Kuvend: E patë që ata duan dhúnë!

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë.

Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë u mblodhën përpara Kuvendit, teksa nuk munguan as përplasjet me policinë.

Në orën 19:00, ata u mblodhën sërish në sheshin “Skënderbej” teksa vazhduan marshimin drejt Kryeministrisë, duke iu rikthyer itinerarit të përhershëm.

Një prej nismëtarëve, Arben Kola, u bëri thirrje qytetarëve të pranishëm duke thënë: “Për ata që nuk ishin te parlamenti, e patë që ata kërkojnë dhunë.

Tani e mbrapa të reagojnë në mënyrë të pavarur dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi. Ju me dhunë, dhe qytetarët me dhunë”.