Një aeroplan mallrash nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që një pjesë të ekuipazhit thuhet se kishte rusë, është rrëzuar aksidentalisht në Sudan, ku një luftë civile po vazhdon,.
Aeroplani është rrëzuar gabimisht nga forcat e shpejta mbështetëse të Sudanit, ku po vazhdojnë luftimet mes tyre dhe forcave të rregullta të këtij shteti.
Pamjet nga vendi ku është rrëzuar aeroplani kanë filluar të shpërndahen nëpër rrjetet sociale.

Sudan War Monitor ka publikuar fotografi të dokumenteve, që i përkisnin pilotëve që u gjetën në vendin ku është rrëzuar fluturakja.

Njëri nga pilotët kishte pasaportë ruse, derisa tjetri letërnjoftim që e identifikonte atë si inxhinier të FZC-së, aviokompani e Emirateve të Bashkuara që ka lidhje me Kirgizstanin.
Në anën tjetër, ambasada ruse në Sudan ka konfirmuar rrëzimin e aeroplanit të mallrave – duke mbështetur pretendimet se bëhet fjalë për shtetas rusë që gjendeshin në bord.



Të tjera
Faktorët që ju shkurtojnë jetën
Vuçiq: Radoiçiqi nuk është kri*minel, Vesellinoviqin nuk duhet ta ruajnë pjesëtarët e Xhandarmërisë
Eurodeputetja italiane: Rama iu gjunjëzua Melonit, por ne BE nuk futesh duke u bërë shërbëtor por …