Një gjë është rreptësishtë e ndaluar: Çfarë nuk duhet të vishni absolutisht në një dasmë?

Ka disa veshje që të gjithë të ftuarit duhet t’i shmangin, pavarësisht se çfarë dikton kodi i veshjes

Nga shmangia e ngjyrës së bardhë deri te mbajtja e veshjeve formale, ja çfarë duhet të dini:

Sipas ekspertes së mirësjelljes, Lisa Grotts, një çift nuk mund të bëjë shumë në lidhje me veshjen e të ftuarve në dasmë, përveçse të specifikojë kodin e veshjes në ftesë.

“Nëse të ftuarit dhe çifti janë miq të ngushtë, ata do të respektojnë kodin e veshjes”, thotë ajo. Prandaj, si i ftuar, është detyra juaj të siguroheni që të respektoni dëshirat e çiftit, transmeton Telegrafi.

Çfarë duhet të shmangë çdo i ftuar në dasmë?

Çdo gjë e bardhë

Kjo duhet të jetë e vetëkuptueshme, por nuk është kurrë në rregull të vishni të bardha në një dasmë. Këtu përfshihen edhe rrobat në nuanca më të lehta që mund të duken si rroba të bardha dhe me printime.