Gjatë takimit, Rafuna ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që GS1 Turqia i ka dhënë Kosovës në këtë proces, i cili do të mundësojë identifikim dhe njohje globale të produkteve vendore, njofton OEK.
Në këtë njoftim thuhet se falë këtij bashkëpunimi, GS1 Kosova pritet të fillojë së shpejti lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve kosovare për praninë dhe konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare.
Ky zhvillim do të rrisë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve të Kosovës, duke sjellë përfitime si për konsumatorët vendorë, ashtu edhe për ata jashtë vendit.



Të tjera
Çfarë duhet bërë për të ngadalësuar plakjen
Konsumoni më shpesh qiqra, ja përfitimet shëndetësore që merrni
6 rregullat për “shopping”