Një policie është plagosur sot aksidentalisht nga kolegu i saj në Prishtinë.
Inspektorati i Policisë së Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, ku policia është plagosur në këmbë.
“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës për një incident shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.



Të tjera
Ja çfarë sëmundje keni nëse ju del gjumi natën
Serbia, rreshtohet pranë Rusisë duke mos votuar rezolutën e OKB-së për kthimin e fëmijëve ukrainas
Qeveria në detyrë merr dy vendime përmes mbledhjes elektronike