Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit të mirë që shteti i Bahamas ka njohur pavarësinë e Kosovës, përcjell KosovaPost.
Duke rikujtuar se kjo është njohja e katërt për këtë vit dhe duke falënderuar presidenten Osmani për këtë arritje, Kurti ka thënë se mezi presin të forcojnë lidhjet dypalëshe.
“Jemi të emocionuar të ndajmë me ju lajmin se Komonuelthi i Bahamas ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës sot. Kjo shënon njohjen e katërt vetëm këtë vit. Ne mezi presim të forcojmë lidhjet tona dypalëshe dhe të nxisim bashkëpunim të fortë diplomatik, ekonomik dhe kulturor. Dëshirojmë të falënderojmë presidenten Vjosa Osmani dhe të gjithë të përfshirët për këtë arritje” shkroi Kurti në “X”.
Bahamas është vendi i 121-të që e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.



Të tjera
Akt@kuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzohet se i çoi BIA-s informacione e dokumente sekrete
Sorensen tregon se çka folur në detaje në takimet me Bajramin e Petkoviqin
Bajrami në takim me Sorensenin: Progresi në dialog lidhet edhe me dorëzimin e Milan Radojiçiqit