Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim njoftues Nuncin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Republikën e Kosovës, Luigi Bianco, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në vendin tonë.
Osmani e uroi Nuncin Bianco për detyrën e re dhe shprehu bindjen se vizita e tij do të kontribuojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.
Duke e vlerësuar hapjen e Misionit të Kosovës në Vatikan si një arritje të rëndësishme në kuadër të marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, Presidentja shprehu besimin se njohja e pavarësisë së Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve gjithnjë e më të ngushta me Vatikanin.
Gjatë bisedës me Nuncin Apostolik, Bianco, Osmani rikujtoi vizitën në Vatikan dhe takimin e veçantë me Papa Françeskun e ndjerë, duke e cilësuar bisedën me të si një moment të rëndësishëm në zhvillimin marrëdhënieve miqësore dhe respektit të ndërsjellë në mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë. Tutje, Presidentja ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që ta vijojë bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë nën udhëheqjen e Papa Leos, duke u angazhuar për paqen, dialogun ndërfetar, si dhe forcimin e vlerave universale të solidaritetit dhe humanizmit.
Të tjera
Buxheti i ushtrisë është katërfishuar në pesë vitet e fundit
Policia në veri sekuestron një veturë me targa serbe, me dy kamera brenda
Rexhbeçaj ndez ‘Fadil Vokrrin’, Kosova në epërsi