Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi që shteti i Bahamas e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke thënë se kjo njohje është dëshmi se shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë në arenën ndërkombëtare, përcjell KosovaPost.
Haradinaj ka thënë edhe se, Kosova ka nisur rrugën e avancimit të saj ndërkombëtar dhe nuk ka forcë që mund ta kthejë pas.
Postimi:
Edhe një njohje e rëndësishme për Kosovën.
Bahamas sot u bë shteti i 121-të që njeh vendin tonë. Kjo njohje është dëshmi se shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë në arenën ndërkombëtare dhe se rruga jonë euroatlantike është e drejtë dhe e pakthyeshme.
Kosova ka nisur rrugën e avancimit të saj ndërkombëtar dhe nuk ka forcë që mund ta kthejë pas. Flamuri i saj do të lartësohet edhe më shumë, si shtet i pavarur, sovran dhe partner serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
Urime Kosovë



Të tjera
Ju dhemb shpesh koka? Ndoshta keni mungesë magnezi
Muzika që ju dëgjoni mund të përcaktojë sa të zgjuar jeni
“Fëmijë”, Roberto Martinez i del sërish në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas kritikave të shumta