Leonardo Gashi ka qenë i ftuar sot (e martë) në programin e mëngjesit në Klan Kosova, ku ka folur për eksperiencën në Big Brother VIP Kosova.
Ai ndër të tjerash ka komentuar edhe fejesën e Lelës pasiqë në shtëpi partnerja nuk i kishte treguar.
Këngëtari i njohur tha se ajo i përket të kaluarës e që nuk duhet të kthehet më mbrapa.

“E kaluara është e kaluar, gjithkush e ka pasur një të kaluar. Për mua në lidhje është mirë, me i pas qëllimet e njëjta me ec përpara, jo me diskutu të kaluarën”, u shpreh ai.
Tutje ish-konkurrenti tha: “Thjesht me i përcjell gjërat çfarë duam të arrijmë, me pas një dashuri të pastër, respekt ndaj njëri-tjetrit edhe u bë familjarisht. Gjithçka është mirë, gjithçka në rregull. Është mirë që të mos i kthehemi gjërave mbrapa”.
Mes tjerash, Leo shtoi: “Edhe unë e kam pasur një të kaluar, edhe ajo e ka pasur një të kaluar, kështu që nuk ia vlen me shku përmas, duhet të ecim përpara”.
Sidoqoftë, ai dhe Lela po shijojnë në maksimum lidhjen dhe se janë tejet të lumtur.



Të tjera
Presidentja Osmani takon ambasadoren greke, diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin
LDK pas 4 orësh mbledhje, më 31 janar Kuvendi i partisë – Abdixhiku ofron dorëheqjen
Sadiku: Mbi 730 milionë euro tenderë njëburimor në institucionet qendrore që nga viti 2021