Ish-kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri ka reaguar pasi partia e tij nuk e kandidoi për deputet, përcjell KosovaPost.
Tahiri për këtë ka reaguar në një shkrim në rrjetin social Facebook.
“Interesat janë të përkohshme, ngjarjet ikin e kalojnë, ndërsa qëndrimet dhe karakteri janë ato që na përcaktojnë në kohë!”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri i kishte prishur raportet me partinë e tij dhe liderin Lumir Abdixhiku pas lidhjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri, në zgjedhjet lokale të sivjetme.



Të tjera
Si ndikon emri në profesionin tuaj
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën