Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është drejt përfundimit numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht, proces i cili filloi një ditë më parë.
Rezultatet nga ky numërim janë duke u paraqitur në platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Votimi me kusht”.
Në ditën e zgjedhjeve, votimi me kusht është realizuar në 54 vendvotime të veçanta, në 38 komuna, transmeton KosovaPress.
KQZ bën të ditur se pas përmbylljes së këtij procesi, gjatë ditës së mërkurë, në këtë qendër do të vijojë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit të personave me nevoja të vçanta, i cili është zhvilluar në ditën e zgjedhjeve jashtë vendvotimeve dhe përmes ekipeve mobile. Numri i votuesve të regjistruar me nevoja të veçanta është më shumë se 3,467.



Të tjera
Sllovenia bëhet vendi i parë i BE-së që prezanton ‘kufizimin’ e karburantit
Caktohet gjyqtari i ndeshjes Sllovaki–Kosovë
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacionin “STOP IV”