Oda e Mjekëve të Kosovës ka nisur hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut, i cili vdiq dhunshëm gjatë arrestimit nga Policia e Kosovës në Lipjan.
Oda e Mjekëve të Kosovës përmes organeve të saj ndjekëse, ka nisur hetimet për dyshimet për mos dhënie të ndihmës së parë nga mjekja e ekipës së Urgjencës së komunës së Lipjanit në rastin e Agon Zejnullahut, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar se tashmë është dhënë autorizimi për Prokurorin e OMK-së që të fillojë hetimet. Hetimet do të zhvillohet për dy dyshime, për mos dhënie të ndihmës së parë si dhe për deklarime të paautorizuara.
Rasti është alarmuar nga mediat meqë siç shihet në video incizime i ndjeri është arrestuar dhunshëm nga pesë policë. Në video shihet se si policët i hidhen sipër, e madje njëri nga ta ia vendos gjurin mbi qafë. Në këtë moment Zejnullahu i ndalon lëvizjet.
Mjekja përgjegjëse nuk e kontrollon për shenja vitale dhe as nuk i jep ndihmën e parë. Ajo në një deklarim për media ka thënë se policët i kanë kërkuar një barelë për ta vendosur dhe për ta futur në autoambulancë. I ndjeri vendoset në barelë me duar të lidhura.
Sipas mjekes, vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar pasi e kanë hipur në autoambulancë. Sipas saj është tentuar t’i jepet ndihma e parë por nuk ka pasur efekt.
Të tjera
Shega shëron tri sëmundje të rrezikshme
Raportimi për përdorimin e burimeve shtetërore për vajzat e Presidentes, 100% në interes të publikut
Princi saudit i kurorës premton mbështetje për Katarin, bën thirrje për veprim pas sulmit izraelit në Doha