Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Alexander Kasanof.
Bëhet e ditur se në takim u diskutua forcimi i lidhjeve ekonomike dhe nxitja e bashkëpunimit të ndërsjellët ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
“Takimi ishte një mundësi për anëtarët e Odës Amerikane që të diskutojnë lidhur me sfidat rregullative, tregtare dhe të investimeve duke eksploruar në të njëjtën kohë rrugët për një bashkëpunim më të thellë”, thuhet në njoftim.
Më tej, Oda Amerikane tha se mbetet e përkushtuar për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve amerikane dhe palëve të interesuara ekonomike të Kosovës.



Të tjera
Fëmijët e shtatorit janë më inteligjentë
Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial
Statovci e bindur se Osmani do të jetë prapë presidente: Opozita të jetë konstruktive