OpenAI planifikon të bllokojë përdoruesit në Kinë nëse duan të përdorin ChatGPT.
Shërbimi nuk është zyrtarisht i disponueshëm në Kinë, por përdoruesit dhe zhvilluesit mund ta përdorin atë përmes API-së së kompanisë.
Megjithëse shërbimet e OpenAI janë të disponueshme në më shumë se 160 vende, Kina nuk është në mesin e tyre.
Sipas udhëzimeve dhe kushteve të përdorimit të kompanisë, përdoruesit që përpiqen të qasjen në produktet OpenAi në vende të pambështetura mund të bllokohen ose pezullohen – megjithëse kompania nuk e ka bërë këtë në mënyrë eksplicite deri më tani.
Tani për tani, nuk dihet pse OpenAI vendosi për këtë veprim, megjithëse përkon me presionin që vjen nga Uashingtoni dhe i referohet kufizimit të qasjes kineze në teknologjitë më të mira që po zhvillohen në SHBA.
Të tjera
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
Deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer ve*tëvrasje
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve