Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, dështoi sërish sot, për herë të shtatë radhazi.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, duket se nuk po arrijnë të gjejnë bashkëpunimin dhe të bëjnë një marrëveshje politike, në lidhje me zgjedhjen e kryeparlamentarit/es.
Albulena Haxhiu, kandidatja e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, për kryetare të Kuvendit, përsëri nuk u votua të dielën. Ajo mori vetëm 57 vota pro, derisa 41 deputetë votuan kundër dhe 3 abstenuan.
Kjo situatë, ka shkaktuar një bllokadë në Kuvend, derisa nuk po përjashtohen as zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.
“Unë nuk besoj që zonja Osmani duhet ose e ka obligim të përzihet në diçka që iu takon vetëm partive politike t’a zgjedhin mes veti!”, tha ai.
Krahas kësaj, Gacaferi kishte disa fjalë edhe për partitë opozitare, derisa u shpreh se kanë mbetur “jashtë loje”.
PDK e ka të sigurt vendin e dytë, prandaj i konvenon të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, përmbylli Luan Gacaferi
Të tjera
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
Deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer ve*tëvrasje
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve