Analisti politik Nexhmedin Spahiu, në emisionin “Info Nata” në TëVë1, ka folur për seancën konstituive që pritet të mbahet pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke u shprehur optimist se procesi do të përfundojë pa zvarritje të gjata.
“Besoj që do ta marrim si një fakt të kryer, do të shkojë në rrjedhën normale dhe do të përfundohet shpejt,” ka deklaruar Spahiu.
Duke komentuar takimet e presidentes Vjosa Osmani me liderët e opozitës dhe mundësinë që këto takime të jenë sinjal për mbështetje ndaj saj për një mandat të ri, Spahiu ka shprehur skepticizëm.
“Nuk e di, nuk e besoj që kjo është një shenjë. Më shumë mendoj se opozita do të ketë një kandidat të vetin për president dhe do ta propozojë atë,” ka thënë ai.
Sipas Spahiut, në këtë situatë ka më shumë gjasa që president të zgjidhet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me votat e kësaj partie dhe të partisë në pushtet.
“Në rrethanat aktuale, gjasat më të mëdha i shoh që Lumir Abdixhiku, me votat e LDK-së dhe të partisë në pushtet, të zgjidhet president. Madje, Albin Kurtit do t’i konvenonte më shumë Abdixhiku sesa Vjosa Osmani, prandaj mendoj se kjo është më e mundshme,” ka deklaruar Spahiu.



Të tjera
29 milionë nënshkruajnë peticionin “Mbappe ik!”?
“Shumë njerëz mendojnë se nuk di të luaj futboll”, Dembele i thumbon kritikët
Haxhiu i bën thirrje faktorit ndërkombëtar: Të drejtat e shqiptarëve në Luginë të trajtohen me prioritet