Mëngjesin e së hënës, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë takim Orav uroi Kurtin për rizgjedhjen e tij të tretë si kryeministër.
Tutje, në njoftim theksohet se ata ranë dakord të rifillojnë punën për reformat për të çuar përpara rrugën evropiane të Kosovës.
“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, uroi sot kryeministrin Albin Kurti për rizgjedhjen e tij të tretë. Ata ranë dakord të rifillojnë punën për reformat për të çuar përpara rrugën evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.



Të tjera
Jevtiq, i dënuar për spiunazh, ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë
BIK: Dita e parë e Kurban Bajramit të mërkurën
Tri ushqimet të cilat luftojnë inflamacionet