E para e shtetit, Vjosa Osmani, në Politiko folur për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes për Gazën, duke e cilësuar këtë si një moment krenarie dhe një hap të rëndësishëm në forcimin e rolit ndërkombëtar të vendit.
Ajo theksoi se Kosova ndihet krenare që i është bashkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë në këtë organizatë ndërkombëtare, e cila, sipas saj, është themeluar në Davos, ndërsa takimi inaugurues do të mbahet së shpejti në Washington, D.C..
“Ne ndihemi krenarë që i jemi bashkuar SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë në këtë organizatë ndërkombëtare, e cila themelimin e kishte në Davos, ndërsa inaugurimin e parë do ta ketë shumë shpejt në Washington DC, për çka unë do të udhëtoj atje për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës,” u shpreh Osmani.
Sipas saj, në takimin inaugurues do të ketë shtete që do ta konkretizojnë menjëherë mbështetjen e tyre, ndërsa të tjera do të shprehin përkushtimin që ajo të konkretizohet në faza të mëvonshme.
“Ka shtete që do ta konkretizojnë mbështetjen, ka shtete që thjesht do ta shprehin përkushtimin që më vonë të konkretizohet. Ne bëjmë pjesë në kategorinë e dytë,” deklaroi ajo.
Presidentja shtoi se Kosova është në koordinim të vazhdueshëm me Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka identifikuar fushat ku mund të kontribuojë.
“Jemi në koordinim të vazhdueshëm me FSK-në, e cila ka identifikuar fushat ku mund të kontribuojë, sepse nuk po flasim vetëm për Gazën, por edhe për vende të tjera ku Amerika do ta marrë rolin e lidershipit,” tha Osmani.



Të tjera
Tasholli: Serbia ka bërë transplante të organeve të fëmijëve, grave dhe burrave shqiptarë
Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gjykojnë
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e detyrës së re si kryeparlamentare