Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është lajmëruar nga Tivati me ç’rast ka falënderuar homologët e Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka deklaruar se Milatoviq, Pirc-Musar dhe Milanoviq dhanë mirëseardhjen e tyre në takimin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, ku patën mundësinë ta diskutojnë vizionin për të ardhmen e rajonit.
“Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike”, ka shkruar mes tjerash Osmani.



Të tjera
Nëse vuani nga gurët në veshka, mos i hani këto ushqime
Sëmundja gjenetike e hekurit më e shpeshtë se sa që mendohej
10 tipet e femrave nga të cilat meshkujt duhet të tremben