Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 29-vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.
Osmani tha se 31 janari është një prej ditëve më me peshë në historinë e Republikës së Kosovës.
“Është një prej ditëve më frymëzuese për rritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është po ashtu një prej ditëve më frymëzuese për gjithë popullin e Kosovës që luftoi për liri. Në këtë ditë ranë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, të tre heronj të Republikës së Kosovës, duke dhënë kështu kumtin e lirisë dhe duke inspiruar një popull të tërë që të luftojë për lirinë që u mohua me shekuj”, deklaroi ajo.



Të tjera
Nuk e dini sa e rrezikshme është të flini me telefon afër kokës
Çiftet që pinë së bashku janë më të lumtur, e dini pse?
6 vese që shkatërrojnë flokët tuaj