Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNKT), znj. Arnhild Spence, me rastin e përfundimit të mandatit të saj, transmeton KosovaPost.
Në këtë takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për kontributin e çmuar të UNKT dhe agjencive të tjera, në fusha si barazia gjinore, drejtësia tranzicionale, të drejtat e njeriut, Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, etj.
Në takim u trajtua edhe çështja e funksionalizimit të Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale dhe hapat që do të ndërmerren më tej. U diskutua edhe rëndësia e pjesëmarrjes së grave në zgjedhjet lokale dhe angazhimin e tyre në jetën publike dhe politike.
“Në përmbyllje, Presidentja Osmani falënderoi znj. Spence për bashkëpunimin e suksesshëm gjatë mandatit dhe i uroi suksese në angazhimet e mëtejme”, njofton presidenca.



Të tjera
Kura me lëng majdanozi për pastrimin rrënjësor të veshkave
Vaj ulliri me kripë, si ta përdorni kundër problemeve me kockat
Gabimet që bëni kur gatuani mish pule