“E kaluara jonë, mos qoftë e ardhmja e fëmijëve tanë”.
Ky ishte mesazhi i të mbijetuarve të holokaustit në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit dhe shfarosjes Auschwitz-Birkenau, në Poloni.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Krahas liderëve botërorë, mora pjesë në ceremoninë përkujtimore. Në këtë kamp të tmerrshëm, mbi 1 milion burra, gra dhe fëmijë polakë e të kombeve të tjera, u internuan, torturuan dhe ekzekutuan në mënyrën më çnjerëzore, vetëm pse ishin hebrenj”, shkruan Osmani.
“Përgjatë kësaj golgote, shqiptarët kishin hapur dyert dhe zemrat, dhe në besë kishin strehuar hebrenjtë në ditët më të errëta të historisë së tyre”.
“Kosova ka kaluar nëpër tmerret e luftës dhe gjenocidit, të kryer nga Serbia, ndaj e kupton më së miri rëndësinë e unitetit të të gjithëve në luftën kundër urrejtjes”.



Të tjera
Mënyra të thjeshta për ta trajtuar kolesterolin e keq
Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt
Zjarr i madh përfshin një ndërtesë banimi në Prishtinë