Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron me të cilin ka diskutuar me të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe reformat në fushën e sundimit të ligjit.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gjatë diskutimit përmbajtësor kanë folur edhe për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës
“Diskutim përmbajtësor me presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Osmani.
Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime