Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim familjarët e viktimave të Masakrës së Poklekut në përvjetorin e 26-të.
Bëhet e ditur se Osmani bashkëbisedoi me familjarët e viktimave për rëndësinë e kujtesës për të gjithë viktimat dhe domosdoshmërinë e kërkimit të drejtësisë.
“Në takim, Presidentja Osmani theksoi se Masakra e Poklekut, ku u vranë 54 qytetarë nga regjimi gjenocidal i Serbisë, mbetet plagë e hapur për shoqërinë tonë dhe kujtesë e përhershme që kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional për t’i sjellur autorët para drejtësisë”.
“Presidentja Osmani nënvizoi se drejtësia për viktimat është obligim i vazhdueshëm dhe se kërkesa për drejtësi është ngritur në çdo forum ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Shqiptarët ndër popujt më të stresuar në botë
Cilat janë lëngjet që kanë më shumë vitaminë C?
Shenjat paralajmëruese për shëndetin e gjëndrës tiroide